Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha sot, ndaj kryetarit Lulzim Basha, për të cilin tha se bashkëpunon me kreun e qeverisë, Edi Ramën.

Në reagimin përmes sekretarit për marrëdhëniet me publikun Edvin Kulluri, PD zyrtare thotë se, pas çdo akuze të Sali Berishës ndaj tyre fshihet një pazar, herë tendera e leje ndërtimi e herë pazar politik për të bllokuar reformimin e sistemit politik.

PD përmend paktin e 2008, ku thotë se Berisha dhe Rama duan ta ruajnë atë pakt, prandaj po bëjnë gjithçka kundër reformës zgjedhore.

“Ai sot duhet t’u tregoje shqiptareve se çfare marrëveshje ka bere per here te dyte pas 16 vitesh me Edi Ramen? Per çfare sistemi i ka ofruar votat e deputeteve te tij “partizane te dalluar” ne parlament për ti siguruar Rames 84 vota, duke deshtuar Komisionin e Reformës Zgjedhore?”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i sekretarit për marrëdhëniet me publikun në PD, Edvin Kulluri:

Siç u faktua këto dy vite, pas çdo akuze të Sali Berishës ndaj Partise Demokratike fshihet një pazar, herë tendera e leje ndërtimi e herë pazar politik për të bllokuar reformimin e sistemit politik.

E verteta e madhe eshte se Shqipëria sot po vuan nga pakti Berisha-Rama i vitit 2008. Ai pakt e bëri kryeministrin fuqiplotë dhe u hoqi pushtetin qytetareve c’ka reflektohet nga ulja e pjesemarrjes ne zgjedhje nga viti ne vit. Sot Berisha dhe Rama duan ta ruajnë atë pakt, prandaj po bejne gjithçka kunder reformes zgjedhore.

Tashme eshte e qarte se lufta dyvjeçare e Sali Berishës kishte si synim të vetëm për  ta shndërruar PD-në në mburojë te interesave te tij dhe familjes, përballë izolimit ndërkombëtar, sanksionimit non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, përballë akuzave për korrupsion nga SPAK.

Pasi deshtoi, ka nisur serish batarene e sulmeve nga ballkoni për të penguar reformen zgjedhore me ane te eunukeve te tij në parlament.

Sali Berisha duhet të tregoje para shqiptareve te verteten nese eshte per:

1- Lista të hapura te deputeteve apo jo?

2- Shqipëria një zonë zgjedhore apo jo?

3- Votim dhe numerim elektronik apo jo?

4- Voten e Diaspores apo jo?

Pse nuk flet sot se çfare reforme zgjedhore kerkon por sulmon verbalisht dhe fizikisht kedo qe i tregon vendin se ku duhet te rrije, pikerisht ne arkivat e Partise Demokratike?

Ai sot duhet t’u tregoje shqiptareve se çfare marrëveshje ka bere per here te dyte pas 16 vitesh me Edi Ramen? Per çfare sistemi i ka ofruar votat e deputeteve te tij “partizane te dalluar” ne parlament për ti siguruar Rames 84 vota, duke deshtuar Komisionin e Reformës Zgjedhore?

Aleanca e kullave nuk e mban dot më peng as Shqipërinë e as PD-në përmes gjuhes arkaike të urrejtjes dhe shantazhit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re