Partia Demokratike ka intensifikuar takimet në rrethe, me prezantimet e kandidatëve të saj dhe koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ për zgjedhjet e 11 majit.
Këtë të enjte, Zyra për Media e PD ka lajmëruar se lideri demokrat Sali Berisha do të jetë në Berat, ku do të prezantojë kandidatët për këtë qark.
Pavarësisht takimeve intensive në kryeqytet me sipërmarrës, prodhues vendas dhe bizneset e vogla, kryedemokrati Sali Berisha ka një agjendë të ngjeshur pasditen e kësaj të enjteje në rrethe, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
‘Në ora 18:30, Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, prezanton kandidatët e ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ për qarkun e Beratit’, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD.