Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, ku në rend të ditës janë disa pika, mes tyre edhe një interpelancë urgjente me kryeministrin Rama e kërkuar nga Partia Demokratike.

Po ashtu në rend dite është dhe projektligji për lojërat e fatit.

Kujtojmë që prej disa muajsh seancat parlamentare në Shqipëri nuk zhvillohen në mënyrë normale, pasi opozita nuk e lejon. Kjo për shkak se sipas saj Kuvend ka shkelur rregulloren dhe nuk ka miratuar ngritjen e komisioneve hetimore që ajo ka kërkuar.

Rendi i dites

Interpelancë urgjente me Kryeministrin, zotin Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr. 7651, datë 21.12.1992, “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar.

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 127/2018 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Statistikave, INSTAT”.

Projektvendim “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë jo të plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re