28 deputetë demokratë i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të fituar të drejtën të ngrejnë një komision hetimor për menyrën si është zbatuar ligji për investimet strategjike.

 

Pak javë më parë mazhoranca e rrëzoi në Parlament kërkesën e opozitës për këtë komision hetimor dhe tashmë deputetët kerkojnë nga Kushtetuesja që të saktësojë nëse ka apo jo të drejtë shumica të ndalojë ngritjen e një komisioni hetimor.

 

Sipas Partisë Demokratike ligji për invetimet strategjike ka favorizuar vetëm pak investitorë të lidhur me qeverinë, ndaj është i nevojshëm një hetim parlamentar.

 

Prej shtatorit të vitit të kaluar opozita ka kërkuar ngritjen e 4 komisioneve hetimore: për zgjedhjet e 25 prillit, për çështjen “Beketi”, për ligjin e investimeve strategjike dhe inceneratorët.

 

I vetmi komision që e çoi deri në fund punën e tij ishte komisioni pëer inceneratorët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re