Deputetja e PD-së, Orjola Pampuri e ftuar në “Fax News” ka folur për situatën politike në vendin tonë dhe për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Pampuri tha se demokratët në bazë duhet të bashkohen dhe të votojnë PD-në zyrtare pasi sipas saj çdo votë e përçarë ndihmon Edi Ramën. Pampuri theksoi se protesta e 8 janarit ishte e turpshme për cdo demokrat, ndërsa synimet e PD-së në zgjedhe e “6 marist” janë të paktën të fitojnë dy bashkitë Shkodrën dhe Dibrën.

“Tahiri dhe Koka janë maja e ajsbergut. Qytetarët kërkojnë nga kandidatët që të jenë pranë tyre prandaj duhet që kandidatët ti zgjedhë baza pasi jetojnë në atë qytet dhe më shumë se kaq nuk mund ti ofrohet më shumë qytetarëve”, tha fillimisht Pampuri.

Sa bashki do të fitojë PD më 6 mars? “Përpara cdo gare bëhet analizë, Shkodra është bastion i djathtë, Dibra ka pritshmëri të lartë por mos harrojmë faktin që jemi kundër PS kemi edhe një palë tjetër fraksion tjetër që nuk do të ishte mirë që të ishim në këto rrethana. Ndaj Edi Ramës fitohet vetëm duke qenë i bashkuar ndaj edhe Bashës unë i kam thënë që kjo përçarje nuk i shërben askujt më shumë se Edi Ramës. Kur një parti ka probleme të brendshme është shumë e thjesht të marrësh më shumë vota.

LSI së bashku me “Koalicionin e Lirisë”? “Nuk është fakti që jemi në garë inatesh. Secili ka qëllim për të vendosur dinjitetin e vet por kjo nuk është mënyra e gjetur pë3r të vendosur dinjitetin në vend. Më3nyra më e mirë është që PD të ishte e bashkuar. Demokratët  do ta kuptojnë që politika është e tillë, por atyre u shërben duke qenë të bashkuar. Nuk është diçka e mirë kur votat përçahen për inatin e njëri-tjetrin. Kjo nuk është zgjidhje, demokratët në teren duhet të bashkohen dhe të votojnë kandidatin e PD-së. Kundërshtarët tonë na kanë thënë që nuk donin qasje nga LSI dhe sot ata kanë mundësinë të votojnë kandidatin zyrtar të PD-së, çdo ndarje fraksion ka dalë për ti shërbyer Edi Ramës. Nëse demokratët bashkohen i shërben fitores së PD-së zyrtare. Unë shpresoj që të jemi fitues në 6 bashkitë. Nëse baza e demokratëve do të bashkoheshin atëherë do të fitonin 6 bashkitë mos sillemi për interesat personale.

Protesta e 8 janarit- “Protesta e 8 janarit ka pasur zhgënjim të madh mes demokratëve. Të arrish të dhunosh selinë tënde atë të partisë tënde, aty kishte demokratë që kanë kontribuar me breza për PD-në. Kjo protestë s’duhet të përfundonte me dhunë ku çdo qytetar i Tiranës dhe i vendit brenda dhe jashtë kufijve e kanë dënuar atë dhunë. Çdo qytetar me bindje të djathta për 3 vite kanë pasur poste më të rëndësishme në atë parti por ata shtynë qytetarë që të kryenin ato veprime të dhunshme.  Dhuna në 2022 nuk ka më vend”, përfundoi Pampuri.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re