Avokati Romeo Kara i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri dhe për gjendjen e Partisë Demokratike.

Romeo tha se dy palët politike janë përgjegjëse pasi e kanë kthyer në nivelin më të ulët institucionin e Presidencës, ndërsa gjatë 30 viteve demokraci ai vlerësoi Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu si dy figurat më të mira në këtë institucion.

Gjithashtu Romeo gjatë fjalës së tij theksoi se Partia Demokratike e ka përmbushur misionin e saj ndaj duhet të shpërbëhet, kurse për ish-kryeministrin Sali Berisha nuk i kurseu kritikat.

Presidenti i Ri – “Duke kontrolluar me kalimin e kohës presidentin dhe duke e kthyer në objekt pazari politik. Vetë palët kanë zgjedhur kanë kërkuar që të reduktojnë edhe kompetencat e institucionit të Presidencës duke e përshtatur personin që kanë bërë Pazar. Në vend që të cojnë njerëz që ta ngrenë në nivelin e duhur që kërkon ky institucion por kanë cuar në nivelin më të ulët dhe u ka ngelur në dorë dhe nuk duan të merren me këtë punë. Presidenti duhet të jetë unitet i popullit që i takon popullit ta zgjedhë. Presidenti gjithmonë ka qenë Pazar politik, kam parë vetëm 2 president normal gjatë 30 viteve, mendoj se është Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu.

PD-ja nëse do të ketë kryetar Sali Berishën – “Unë jam radikal dhe kjo parti duhet të shpërbëhet përfundimisht pasi ka përfunduar misionin e saj. Për këtë jam 100% i sigurt. Unë shikoj që këta njerëz u gënjen mendja që duke vajtur pas Berishës do të vazhdojnë favoret që kanë pasur, në mënyrë të pamenduar dhe duke kaluar cdo imagjinatë por edhe mund të jetë mashtruar nga Berisha. Mesa kuptoj ka disa ish ministra që Berisha paska dhënë garanci që familja Bush do të lobojë në Amerikë dhe do të zbutë gjendjen e tij. Unë mendoj se të shkosh pas një “Non Grate” e ke shumëzuar cdo vlerë tënde me 0 dhe e ke përcaktuar fatin tënd. Për mua kjo parti jo vetëm që nuk duhet të merret parasysh nga faktorët ndërkombëtar por as nga faktorët shqiptar.

A ka një hall Sali Berisha? – “Me pyetjen tënde i the gjitha. Ai ka vetëm hall, ai mund të përfundojë si president i Hondurasit. Më datën 3 qershor të vitit 2021 është lëshuar urdhër ekzekutiv që personat që përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë kombëtare amerikane do të goditen direkt vetëm në vendin e origjinës. Këtë dimë ta lexojmë ne dhe ata që dinë ta shohin me qetësi realitetin që është shkruar e zeza mbi të bardhë. Nuk ka raport personal të Berishës me një ambasadore, por vetëm Berisha si figurë është vlerësuar si i tillë. Dikur presidenti i Hondurasit është vlerësuar si kampion i demokracisë dikur kurse sot akuzohet për trafik droge duke marrë peng policinë dhe pushtetin e së drejtës”, tha Romeo Kara.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re