Kryeministri Edi Rama, në përfundim të mbledhjes së përjavshme me krerët e drejtuesve politikë të PS-së në 12 qarqet e vendit, u ndal për një prononcim për mediat në dalje të selisë rozë.

Rama pyetjes së gazeteraëve mbi kallzimin në SPAK që është bërë nga ana e Pd-së për aferën e inceneratorëve, e lidh me periudhën parazgjedhore të dëshpërimit në Partinë Demokratike. Periudhë kjo e cila do të vijë duke u bërë gjithnjë e më e poshtër dhe e turpshme.

“Është një periudhë kur simptomat e dëshpërimit, inekzistencës së lidershipit të opozitës do të shkojnë duke u bërë gjithnjë e më të dukshme gjithnjë e më të turpshme. Është fakt që përballë këtij degradimi ne të shohim përpara dhe të vazhdojmë punën tonë në dy drejtime.

Në drejtimin e njerëzve të cilët do ta kenë gjithmonë qeverinë në krah. Po ju jap një lajm se në pltaformën e aplikimeve që duan të na bashkohen në skuadrën tonë të 2021, në kaq pak ditë kemi më shumë se 50 shprehje interesi”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re