Deputeti i PS-së, Eduard Ndreca i ftuar në “Fax News” ka folur për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.

Ndreca nënvizon faktin që opozita kishte në dispozicion 3 raunde por nuk propozoi asnjë emër për kreun e ri të shtetit që sipas tij transmeton problemet e brendshme të PD-së. Gjithashtu Ndreca gjatë fjalës së tij thekson se emri që do të votohet nesër në Kuvend brenda pak orësh do të bëhet publik nga mazhoranca.

Më shqetëson qëndrimi i Alibeaj që po rikthehen bojkotin në PD që nuk do të sjellë pozitivistet në PD. 3 raundet e para ishin shtrirje dore e sinqertë e PS për ti dhënë mundësi opozitës për ti dhënë një emër serioz. Opozita ka probleme të vetat dhe nuk ka arritur që të gjejnë gjuhën e përbashkët të propozojë një emër. Është e pamundur që të gjendet konsensusi i PD me mazhorancën por ata duhet të propozonin emrin. Nuk duhet të prisnin nga mazhoranca.

PD duhet ta kishte shfrytëzuar çështjen e presidentit për tu bashkuar edhe vetë, një president konsensual mund të propozohej nga radhët e PD për të bashkuar këtë parti, mund të kishte shërbyer për mirë. Mazhoranca s’ka bërë asnjë hile pasi ishte një shtrirje dore e sinqertë e PS. Opozita në tre raunde nuk kanë propozuar asnjë emër sepse nuk kanë pasur mundësi duke dështuar në këtë proces. Nuk ka qenë një proces i denjë brenda PD për të parë propozimet në përpjekje të presidentit që mishëron ky vend.

PS ka maturinë e duhur dhe ka treguar në këto 9 vite për të sjellë nesër emrin e duhur për president të republikës. Këtë mund ta kishte bërë edhe opozita por kjo është çështja e tyre e brendshme. Kam propozuar 3 emra konkretë në procesin e votimit me zarfe në PS. Ky proces i përzgjedhjes së emrave ka qenë proces i lirë. Ishte një vullnet i lirë, kam propozuar emra jashtë grupit parlamentar. Figura të denja për Presidentin e duhur, biles njërin që kam propozuar se kam takuar kurrë por mendoj se mund të jetë i denjë për këtë pozicion.

Emri do të dalë sot apo nesër? “Nuk janë përfshirë vetëm deputetët në propozime por edhe organizata të ndryshme, shoqëria civile. Emri do të dalë nga këto propozime. Edhe pak orë na ndajnë dhe do të shuajmë të gjithë kuriozitetin, emri do të bëhet publik për pak orë”, tha Ndreca.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re