Dashamir Aliko, ish-kreu komunës së Lazaratit, do jetë njeriu i cili do udhëheqë PD-në e Gjirokastrës. Në zgjedhjet e bazës, i njohuri si Dasho, fitoi ndaj rivalit Gjegji Dudi, duke marrë më shumë se dyfishin e votave.

Aliko zëvëndëson një tjetër lazaratas në krye të demokratëve të Gjirokastrës, Roland Bejkon. Ky i fundit njihej dhe si ish-dhjetorist.

Emri i Dasho Alikos lidhet më së shumti me faktin se gjatë drejtimit të komunës së Lazaratit, fshati morri famën e madhe të kultivimit të kanabisit.

Në nivel lokal, Gjirokastra vetëm njëherë është udhëhequr nga demokratët, me Ylli Asllanin në vitet ’96 – ‘2000, ndërkohë që dhe në zgjedhjet e përgjithshme nuk ka mundur të triumfojë ndaj së majtës.       

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re