Edhe pse kanë tre ditë që zgjedhjet vendore janë zhvilluar, janë të shumtë qytetarët që janë të pakënaqur, veçanërisht mbështetësit demokratë. Ata janë të zhgënjyer nga ky rezultat dhe nuk ngurojnë ta shprehin hapur trishtimin.

Disa prej tyre vazhdojnë të telefojnë në “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën, duke thënë se Partia Demokratike nuk duhet të fitonte vetëm 7 bashki. Madje, një telefonues e konsideroi këtë si një dënim për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Sipas tij, populli është gjykatësi më i mirë dhe ata asnjëherë nuk kanë për të hyrë në zyrat e pushtetit, pasi e shkatërruan.

“Këta të PD-së sa të jenë me Saliun, nuk fitojnë më, kurrë nuk fitojnë. Ky ishte një dënim për Saliun dhe për Metën. Po nuk u qëruan militantët më të fortë, PD-ja më keq do vej. Nuk njohin, nuk kuptojnë, kaq besnik janë pas këtij kriminelit të veriut. Një pjesë, se populli shqiptar e vulosi. Sa të shohi Saliun dhe Ilir Metën atje, le të rrijë Belind Këlliçi, le të rrijë kush të dojë, asnjëherë nuk kanë për të hyrë në zyrat e pushtetit ata për të marrë. Populli është gjykatësi më i mirë, më i sakti. Ata janë këmbëngulës për të shkatërruar partinë, siç e shkatërroi, siç e katandisi”, tha qytetari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re