Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko deklaroi se Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Gazment Bardhi duhet të jepte dorëheqjen, si kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj.

Në një intervistë për ABC News, Bejko u shpreh se PD nuk ishte funksionale, pasi në fushatën elektorale mungonin strukturat.

“Zoti Bardhi, gjëja më e mirë që duhet të bënte gjatë kësaj kohe, ashtu siç dha dorëheqjen zoti Alibeaj, duhet të jepte dorëheqjen edhe zoti Bardhi, për arsye se e kishin çuar partinë në diskunksionalitet. Gjë që unë e vura re në fushatën elektorale. Strukturat e Partisë Demokratike nuk i përgjigjeshin dot ritmit të fushatës sespe mungonin. Mungonin sekretarë, mungonin sekretare, ata që ishin aty, ishin të çorientuar. Kjo do të thotë që puna organizative e partistë kishte çaluar”, theksoi ai./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re