Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka mbledhur këtë të enjte në selinë blu, grupin Parlamentar të PD.

Ajo që bie në sy pavarësisht se është përjashtuar është prezenca e Sali Berishës në këtë takim i cili ka për qëllim për të bashkuar deputetët demokratë për të bërë opozitën kundër qeverisjes së Ramës.

Mësohet se Alibeaj i është drejtuar Berishës me fjalët: “Nuk je i ftuar”. Ndërkohë, ish-kryeministri është përgjigjur: Duhet të pranoni realitetin. Sakaq, kujtojmë se pas dorëheqjes së Bashës nga posti i kryetarit, drejtimin e PD e mori Alibeaj, ndërkohë që pak ditë më vonë Gjykata Civile e Tiranës njohu zyrtarisht statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Siç mund ta shihni në fotot më poshtë në krye të tryezës qëndron kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, ndërsa në krah tij janë Ervin Salianji dhe Luciano Boci. Berisha qëndron përballë Gazment Bardhit:

Mblidhet grupi parlamentar i PD-së, Sali Berisha sapo hyn në selinë blu, çfarë pritet të ndodhë sot? (Ja rendi i ditës në Kuvend)

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re