Jorida Tabaku deputete e PD-së, denoncoi rritjen e pikave të basteve gjatë 5 viteve të Ramës në qeverisje.

Znj. Tabaku theksoi faktin se, edhe pse kryeministri përbetohej se do i mbyllte, apo se bënte propagandë kundër tyre, në terren ato u disafishuan. Kësaj akuze, ajo i ka shtuar dhe atë tjetrën, duke thënë se pas këtij fenoneni qëndron i vëllai, Olsi.

“Në vitin 2013 ishin 928 pika bastesh dhe 4 vjet pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, pikat e basteve janë katerfishuar, duke numëruar 4230 pika bastesh. Edi Rama që, dikur përbetohej për mbylljen e pikave të basteve dhe mashtronte shqiptarët se ishte kundër bixhozit, e ka përdorur pushtetin për t’i dhënë të vëllait monopolin e tregut të bixhozit”, theksoi deputetja Tabaku.     

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re