Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Mirela Karabina ka reaguar në lidhje me zgjedhjet për lidershipin e ri që do të mbahen më 29 korrik, ku tha se procesi është duke shkuar mirë.

Capture

Karabina për ‘News24’ tha se PD ka qenë në sulm të vazhdueshëm nga mazhoraanca dhe se kryeministri Edi Rama ka investuar dhe korruptuar çdo zyrtar të lartë për të përçarë opozitën.

“Procesi është duke shkuar mirë. Ne e kemi thënë që PD do të hynte në një proces dhe zgjedhje e kryetarit të ri. PD arriti të mbijetojë nga agresioni për eliminimin e saj. Foltorja ka dashur që PD zyrtare të eliminohej dhe të mos ekzistonte. PD është në një sulm pasi po kërkon të dalë nga ky estabilishment. Nga mazhoranca ne jemi gjithë kohës në sulm të vazhdueshëm. Rama ka investuar dhe ka korruptuar një zyrtar të lartë për të përçarë PD-në. Investimi është bërë për Lulzim Bashën. Kjo ndërhyrje ka dëmtuar pluralizmin dhe mos ardhjen në pushtet të Bashës. PD në gjithë karrierën e saj ka bërë analiza dhe ka reflektuar. Do të ketë një analizë por emergjente është që PD nuk mund të qëndrojë dot pa lider. Pavarësisht se kishim një drejtues në detyrë, Alibeaj, arriti të ruajë PD-në. Ishte i vetmi që ka qëndruar stoik dh nuk lëvizi nga ajo që beson dhe mendon për PD-në. Çdo pengesë në këtë rrugëtim i bën dëm PD-së. Pas zgjedhjeve të 14 majit, vonesa e mbledhjes së kryesisë po e dëmton PD-në.

Nëse deri dje kemi folur që Foltorja ka ngritur struktura paralele dhe ka dëmtuar PD, ne nuk mund të bëjmë të njëjtin gabim. 250 mijë demokratë refuzuan të votonin. Ata bojkotuan nga përçarja e krijuar nga lëvizja e Foltores”, tha ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re