Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se ka nisur procesi i numërimit edhe për votat e diasporës.

Në një deklaratë për mediat Celibashi u shpreh se procesi merr pak kohë, ndërsa tha se shpreson që të shkojë në shinat e ligjit.

“Kemi filluar procesin e numërimit të votës së diasporës. Kemi filluar numërimin e votuesve që janë me regjistrim në qarkun Tiranë, Korcës, Gjirokastrës dhe Dibrës. Procesi është merr pak kohë, sepse duhet nxjerrë  nga zarfi B, zarfin A që mban fletën e votimit. Do të bëjmë ndarjen e zarfit B që mban të dhënat e identifikimit. Shpresojmë që procesi të shkojë mirë, sic duhet në shinat e ligjit”, tha Celibashi.

Ndërsa në lidhje me votat e Greqisë, për të cilat PD kërkon që të veçohen Celibashi tha nuk është mirë që partitë politike të ndërhyjnë në zgjedhje, ndërsa tha se shumë shpejt do të marrë KQZ një vendimmarrje.

“Mesa duket mesazhet që përcollëm në përfundim të procesit të votimit nuk kanë rezonuar shumë mirë për të gjithë.  Jemi duke vlerësuar këtë situatë. Kemi komunikuar me anëtarët e grupeve të numërimit për ta zgjidhur këtë situatë. Është në kompetencën e anëtarëve të grupeve të numërimit. Nëse ata nuk marrin këtë vendim e merr komisioni i administrimit të votave nga jashtë. Duket që e kemi të bllokuar situatën për qarkun e Korçës, por do të marrim një vendim këtë situatë”.

“Nuk është mirë që përfaqësues politike të angazhohen në procesin e numërimit. Ndërhyrjet në proces janë të  papranueshme”, tha Celibashi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko