Skip to content

PD kallëzim penal për anëtarët e PS-LSI në KZAZ-në e Vorës: Po minojnë procesin zgjedhor

Partia Demokratike ka përgatitur kallëzim penal për anëtarët e KZAZ në Vorë pas ngercit të krijuar me procesin e votimit për emërimin e anëtarëve të PD në QV.

“Pas shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor, vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Ankimeve dhe sanksioneve, Partia Demokratike po përgatit kallëzimin penal për 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre, duke minuar procesin zgjedhor në këtë bashki”, thuhet ne njoftim.

Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi theksoi në një deklaratë se në gjysmat e QV-ve në Vorë nuk janë anëtarët e plotë të komisionerëve, por shtoi se është kuorumi minimal i tyre dhe prandaj po zhvillohen normalisht votimet.