Partia Demokratike i kërkon KQZ-së të përgatisë infrastrukturën për zgjedhjet e 13 tetorit.

Sipas PD i vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor.

Gjithashtu PD paralajmëron KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet e tyre.

“I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor.

Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.

Me moszbatimin e  Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës.

Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër.

PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, shkruhet në deklaratën e PD-së. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re