Ministria për Administratën Publike dhe Antikorrupsion përmes një deklarate për shtyp ka përgënjeshtruar akuzat e Partisë Demokratike në adresë të Petrit Imerajt, Koordinatorit të AntiKorrupsionit pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Ministria shprehet se PD ka publikuar sot një denoncim me fokus Kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, ku mes të tjerash, ka kërkuar të hetohet një tender që sipas saj i është dhënë shoqërisë “HTSH shpk’ me pronar Petrit Imerajn.

Sipas tyre personi i cituar në regjistrat e QKB si pronar i shoqërisë “HTSH shpk’ me emër Petrit Imeraj, nuk është i njëjti individ me Koordinatorin e Antikorrupsionit pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

 

Reagimi i plotë:

 

Mirëmbrëma,

Përmes kësaj komunikate, ju bëjmë me dije se Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsion përgënjeshtron akuzat e Partisë Demokratike në adresë të Z. Petrit Imeraj, Koordinatorit të AntiKorrupsionit pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Sot përmes një njoftimi për shtyp, Partia Demokratike ka publikuar një denoncim me fokus Kryetarin e Bashkisë Tropojë, Z. Rexh Byberi, ku mes të tjerash, ka kërkuar të hetohet një tender që sipas saj i është dhënë shoqërisë “HTSH shpk’ me pronar Z. Petrit Imeraj.

Gjejmë me vend të qartësojmë se personi i cituar në regjistrat e QKB si pronar i shoqërisë “HTSH shpk’ me emër Petrit Imeraj, nuk është i njëjti individ me Koordinatorin e Antikorrupsionit pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Identiteti i tyre është lehtësisht i verifikueshëm si nga të dhënat publike të QKB, ashtu edhe nga Regjistri i Gjendjes Civile.

Ju falënderojmë paraprakisht për mirëkuptimin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re