Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Besa Shahinit nga detyra e Ministres së Arsimit dhe Sportit. Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, mbështet kërkesën e të rinjve dhe thekson se heshtja e Shahinit për rastin e të miturës së përdhūnuar dhe më pas të abūzuar në shkollë është abūzim për së dyti me vajzën.

Vokshi deklaron se, Shahini nuk mund të fshihet pas shkarkimit kaq të vonuar të drejtorit të shkollës, ndërsa rikujton rastet e abūzimit me të miturat.

DEKLARATA E PLOTË

Shumë e drejtë kërkesa e të rinjve sot për dorëheqjen e Besa Shahinit. Heshtja e saj për rastin e të miturës së përdhūnuar dhe më pas të abūzuar në shkollë është abūzim për së dyti me vajzën. Besa Shahini nuk mund të fshihet pas shkarkimit kaq të vonuar të drejtorit të shkollës.

Fatkeqësisht, nuk është rasti i vetëm që shkollat e shndërruara në organizata të Partisë Socialiste, fshehin dhe lejojnë abūzimet me fëmijët për të mos dëmtuar besueshmërinë e qeverisë dhe të partisë që i ka emëruar pa asnjë meritë.

Vetëm vitin e fundit, në Kavajë një vajzë 14-vjeçare u abūzua seksūalisht, u shantazhua me video intime nga 8 adoleshentë për një kohë të gjatë. Ministrja e Arsimit heshti. Drejtori i shkollës, drejtoria arsimore, policia heshtën dhe e fshehën krímin për shumë ditë. Reagimi shumë i vonuar i qeverisë ishte edhe më skandaloz “Ngjarje të tilla bëhen edhe filma”.

Në Arapaj, Durrës një vajzë 8-vjeçare u mor me forcë, u lidh brenda në klasë dhe ngacmua brenda shkollës 9-vjeçare nga dy djem, njëri prej të cilëve djali i një funksionari të PS të zonës. Ministrja e Arsimit përsëri heshti, siç heshtën të gjitha institucionet arsimore dhe policia.

Në Fier, një rrjet i tërë mësuesish dhe drejtuesish të shkollës “Jakov Xoxa”, fshehën abūzimin seksūal të dy mësuesve me nxënëset e tyre të mitura. Të gjithë heshën në mbrojtje të abūzusve me vajzat, heshtën sepse drejtoresha militante socialiste e shkollës ishte bashkëshortja e njërit prej mësuesve abūzues.

Në Delvinë, një mësues dhūnoi seksuūlisht nxënësen 11-vjeçare në shkollën e fshatit Kalasë. Çfarë bëri qeveria e Edi Ramës dhe e Besa Shaninit? Mësuesi monstër u transferua nga një shkollë në tjetrën. Asnjë masë kundër tij, ndërkohë që raportohen edhe të paktën 3 raste të tjera abūzimi seksual me të mitura nga ana e tij.

Në Tepelenë, një mësues 63-vjeçar u akuzua për ngacmime seksūale me të paktën dy nxënëse në shkollë.
Këto janë vetëm rastet e denoncuara, por të gjithë e dimë se është vetëm maja e ajsbergut. Është vetëm ajo që duket nga një sistem i kalbur nga militantizmi dhe nga një shoqëri e ndrydhur dhe pa besim se abuzuesit e fëmijëve do të ndëshkohen.

Sa fëmijë të tjerë abūzohen në shkolla që nuk kanë guxim apo druhen të flasin? Sa prindër heshtin që të mos njollosin fëmijët e tyre në publik, sepse në Shqipëri drejtësia nuk vihet në vend? Se shteti vihet në anën e të fortit, pedofílit, kríminelit, dhunūesit e përdhūnuesit, duke i lënë fëmijët të pambrojtur në ambjentet që duhet të ishin më të sigurta.

Besa #Shahini duhet të japë #dorëheqjen edhe për faktin se është treguar e pandjeshme ndaj rastit të 15 vjeçares së abūzuar. Ajo jo vetëm nuk është distancuar nga dhūna, por nga divani i shtëpisë, ia kaloi përgjegjësinë prindërve të vajzës.

#Besa Shahini duhet të japë #dorëheqjen, sepse heshtja e saj dhe fshehja pas shkarkimit të një drejtori sjell viktima të tjera të abūzimit seksūal në shkolla.
Në një sistem të rrënuar e të shkatërruar arsimor nga qeveria ku bën pjesë, #dorëheqja është xhesti i fundit njerëzor që i ka mbetur Besa Shahinit…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re