Skip to content

PD kërkon heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës/ Kuvendi njofton mbledhjen e Këshillit për Rregulloren

  • 22/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Partia Demokratike ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për t’i hequr mandatin deputetes ministres së Jashtme Olta Xhaçka.Partia Demokratike kërkojnë që t’i hiqet mandati ministres dhe deputetes Olta Xhaçka për shkak se bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik për ngritjen e një hoteli në një prej plazheve të Jugut.

 

Partia Demokratike pretendon se kjo është një shkelje dhe se ka konflikt të pastër interesi duke kërkuar në Gjykatën Kushtetuese heqjen e mandatit të saj. Ndërkohë ditën e premte në orën 10:30 në kryesinë e Kuvendit do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

 

Vendimi është marrë sot dhe është firmosur nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Në rendin e ditës së këtij Këshilli parashikohet pikërisht shqyrtimi i mocionit të deputetëve të PD për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të Olta Xhaçkës.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë