Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso ka komentuar kërkesën e PD për nisjen e hetimit administrativ nga KQZ për humbjen e 130 mijë fletëve të votimit.
Sipas tij, kërkesa bazohet në të dhënat zyrtare të vetë KQZ-së, të nxjerra nga procesverbalet e mbylljes së rezultatit për çdo kuti votimi.
“Nga verifikimi i dokumentacionit që na është vënë në dispozicion gjatë procesit të ankimeve, kemi konstatuar një të dhënë shqetësuese,” u shpreh Kaso. “Sipas vendimit të KQZ-së, janë prodhuar gjithsej 3,534,792 fletë votimi, por nga përmbledhja e të dhënave rezulton se 130,754 prej tyre nuk mund të justifikohen”, tha ai.
Ai sqaroi se në procesverbalet zyrtare rezultojnë:
1,463,204 fletë të përdorura në kutitë e votimit
1,935,834 të papërdorura
5,000 të dëmtuara
Duke përjashtuar këto, ai thotë se mbeten 130,754 fletë votimi që nuk figurojnë askund, as si të përdorura, as si të papërdorura, dhe as të dëmtuara.
Ivi Kaso: Ka një të dhënë shqetësuese që rezulton nga verifikimi i materialeve që na janë vënë në dispozicion në kuadër proceseve ankimore. Në kuadër të këtyre proceseve për çdo qark që kemi çuar, një nga materialet bazë që kemi kërkuar janë procesverbale e mbylljes së rezultatit për çdo kuti të numëruar, kjo e ndarë për KZAZ, për çdo qark, dhe nga mbledhja e informacione nga të gjithë procesverbalet, siç e thash, del një e dhënë shqetësues, që është prodhuar një numë ri caktuar fletësh votimi në bazë të një vendimit të KQZ, të cilat duhet të jetë për çdo qendër votim i barabartë sa është numri i zgjedhësve për atë qendër dhe gjithë ky total.
Mbi 3.5 milion duhet të kocidoj në fletët e votimi që janw përdorur, në ato që janë dëmtuar dhe ato që janë pa përdorur, që në total bëjnë ato që janë prodhuar. Ka 130 mijë fletë që nuk akordohen me ato që janë prodhuara, që nuk rezultojnë as të përdorura, as të papërdorura dhe as të dëmtuara.
I kemi kërkuar KQZ të verifikojë. Nëse i del kjo mungesë e fletëve të votimit të thelloj hetimet dhe të hap kutitë… Një përgjigje që kishte bërë gati KQZ, thotë se janë bërë gabime. Ne kemi parë deri tani gabime, por në shumën 130 mijë fletë skam parë deri më sot. Nëse fletët nuk dalin, duhet të japin përgjigje ku janë.
Nuk dihet se ca ka ndodhur por llogjika më e thjeshtë është se ato fletë mund të jenë zëvendësuar. Kemi provën se kemi vendimin e KQZ që janë prodhuar 3 milionë e 534 mijë e 792. Janë gjetur 1 milion 463 mije e 204 në kutitë e votimit, janë deklaruar të papërdorura 1 milion e 935 mijë e 834, 5 mijë janë të dëmtuara mungojnë 130 mijë e 754.
Ne nuk akuzojmë por themi nga procesverbalet që na keni dhënë gjejeni ju ku janë. Teprica e fletëve që kanë ngelur janë më pak se teprica që duhet të mbetej. Ka disa fletë që janë as të përdorura as të pa përdorura.