Skip to content

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliaj: Mungon prej 3 muajsh! (DOKUMENTI)

900 0 1740741303x900 0 1740315247xerion veliaj1 587 259 750x375 1

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike, kanë kërkuar shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kjo kërkesë e depozituar nga ana e tyre i referohet mungesës tre mujore të funksionarit të lartë në detyrë për shkak të arrestimit të tij më datë 10 shkurt.

Referuar ligjit 139/2015 “Per Vetëqeverisjen Vendore”, thuhet shprehimisht se “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim te Këshillit te Ministrave në rastet kur propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak perkates per mosparaqitje në detyre për nje periudhe 3- mujore te panderprere”.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit të Bashkisë më 12 maj 2025, ditën e parë të punës pas përfundimit të periudhës tre-mujore, për të zbatuar ligjin dhe për të dëguar pranë Këshillit të Ministrave shkresën për shkarkimin e Erion Veliajt.

Bazuar në Ligjin Nr. 139/2015 “Per Vetëqeverisjen Vendore”, të ndryshuar, neni 62, shkronja c, që shprehet se “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim te Këshillit te Ministrave në rastet kur (pika c: propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak perkates per mosparaqitje në detyre për nje periudhe 3- mujore te panderprere” ju bëjmë me dije se periudha 3-mujore e cituar në ligj përfundon këtë fundjave, pasi ka filluar me datë 10 shkurt 2025 në ditën e arrestimit z. Erion Veliaj.

Si rrjedhojë, kërkojmë:

Mbledhjen e Këshillit Bashkiak te Bashkise Tirane, me date 12 maj 2025, dita e parë e punës pas kalimit të afatit 3-mujor të mosparaqitje të pandërprerë në detyre te z. Erion Veliaj, me objekt zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe propozimin në Këshillin e Ministrave të shkarkimit të z. Erion Veliaj”, thuhet në kërkesë.

Kujtojmë që i pari i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar më datë 10 shkurt me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme i akuzuar për veprat penale “Pastrim parash” dhe “Korrupsion pasiv”. Veliaj është lënë në qeli më datë 12 shkurt me vendim të Gjykatës së Posaçme, i cili tashmë po mbahet i izoluar në qendrën e paraburgimit në Durrës.

900 0 1746794088xwhatsapp image 2025 05 09 at 143424 623