Dega e Partisë Demokratike në Berat ka njoftuar emrat që do të votohen si kandidatë për deputetë nga anëtarësia e Partisë në degën e Beratit.

Në listë janë njëmbëdhjetë emra që pas votimit do të kalojnë në fazën tjetër të përzgjedhjes.

“Me vendim të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, lista e kandidatëve që sipas nenit 62 të Statutit të PDSH përmbushin të gjithë elementët e nevojshëm për ecurinë në karrierë, për përfaqësim politik të Partisë Demokratike, në nivel qendror apo lokal, që kalojnë fazën e dytë dhe I nënshtrohen konsultimit me anëtarësinë, në Degën Berat, Qarku Berat, është si më poshtë.

Këta janë kandidatet për rrethin e Beratit , votimi do të zhvillohet në datën 28”, thuhet në njoftim.

Emrat e kandidatëve:

1.Afize Skendo

2.Alketa Mukavelati

3.Arenc Berati

4.Astrit Veliaj

5.Denis Sahatciu

6.Dritan Hazinedari

7.Eno Qana

8.Kasem Mahmutaj

9.Muharrem Hoxha

10.Namir Lapardhaja

11.Oltion Merdari

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re