Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot projektvendimin për ngritjen e komisionit hetimor bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin e Ilir Metës si President.

Por kush janë deputetët që votuan kundër ngritjes së komisionit?

Bëhet fjalë për 6 deputetë të opozitës parlamentare, disa prej tyre kandidatë dhe në zgjedhjet e 25 prillit, të cilët kandiduan në listën e PD si dhe atë të LSI.

Ja emrat e atyre që votuan kundër shkarkimit të Ilir Metës:

Artur Roshi kundër, kandidat për deputet në listën e PD.

Fatjona Dhimitri kundër, kandidate për deputete në listën e PD.

Elda Hoti kundër, deputete e dalë nga lista e LSI,  në zgjedhjet e vitit 2017.

Lefter Maliqi kundër, kandidat për deputet në listën e LSI.

Kujtim Gjuzi kundër deputet i dalë nga lista e PD, në zgjedhjet e vitit 2017.

Adriatik Alimadhi kundër, deputet i dalë nga lista e PD, në zgjedhjet e vitit 2017.

Ralf Gjoni abstenim, deputet i dalë nga lista e LSI, në zgjedhjet e vitit 2017.

(TemA)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re