Lulzim Basha (12shtator 2019)

“AKN dhe Gjikuria do të paralajmërohen zyrtarisht nga Partia Demokratike për pasojat që do të kenë, si subjekt i ligjit antimafia, se çfarë do të ndodhë me to ditën e parë që Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar do të vijnë në pushtet. Një letër e ngjashme do t’iu dërgohet dhe bankave të nivelit të dytë që do të japin kredi për këto projekte.

 

Ashtu siç paralajmëroi lideri i opozitës Basha, nesër Partia Demokratike do t’u nise një letër paralajmëruese dy kompanive qe fituan koncesionet për ndërtimin e rrugëve Milot – Balldren e Orikum – Dukat, si dhe bankave te nivelit te dyte.

 

Për shkak se fundjava është pushim, këtë veprim opozita do ta ndërmarrë ditën e hënë.

 

Qëndrimi i kreut te PD tashme është publik dhe do t’u përcillet zyrtarisht edhe bizneseve; këto kontrata koncesionare me ardhjen ne pushtet te se djathtës do t’inënshtrohen hetimit antimafia nga strukturat e posaçme shtetërore në bashkëpunim të ngushtë me SPAK e BKH.

 

Vete Basha e ka bere te qarte se çdo kompani private, çdo person privat dhe publik i përfshirë në këto afera, që nga procesi i hartimit, miratimi dhe deri tek ngritja e dorës, do t’i nënshtrohen hetimit të pasurisë dhe të ardhurave jo vetëm në Shqipëri.

 

Dy koncesionet qe tashme presin vetëm botimin ne fletoren zyrtare për te nisur zbatimin, janë ne qendër te aksionit opozitar pasi për PD ato përbejnë grabitjen me te madhe ne historinë 30 vjeçare te pluralizmit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re