Partia Demokratike ka akuzar qeverinë se nuk nuk po zbaton ligjin për moratoriumin e prerjes së pyjeve.

 

Në një deklaratë për shtyp, Jamarbër Malltezi deklaroi se pyjet në zonën e Librazhdit, Kolonjës, Dibrës dhe Tiranës po shfarosen për qëllime tregtare.

 

“Një inspektim 1 ditor në pyjet dhe zonat e mbrojtura të Librazhdit tregoi se ligji për moratoriumin e prerjes së pyjeve ekziston vetëm në letër. Përtej propagandës dhe fasadës që tregon Edi Rama, e vërteta tregon se pyjet po shfarosen për qëllime tregtare në Librazhd, Kolonjë, Dibër dhe Tiranë, siç është rasti i zonës së Laknasit. Moratoriumi 10 vjeçar e ndalon prerjen e pyjeve për qëllime fitimi, që shkojnë përtej nevojës banorëve të zonave të ndryshme për t’u ngrohur gjatë dimrit, por kushdo që paguan rryshfet tek ky pushtet mund të presë pyjet e të bëjë tregti lirshëm brenda zonave të mbrojtura në rezervatet e Librazhdit, si në Malin e Polisit, Dardhë – Xhyrë, Shelegur-Germenj dhe kudo tjetër.”

 

Sipas Malltezit, kryeministri Rama dhe kreu I grupit të PS, Taulant Balla janë pjesë e kësaj lakmie shkatërrues antiligjore dhe po lejojnë prerjen e pyjeve.

 

“Inspektimi 1 ditor në pyjet dhe zonat e Librazhdit tregon se situata në pyje është e rëndë. Për të ndalur shfarosjen e pyjeve nevojet zgjidhje urgjente, që nuk mund ta japë as Edi Rama, as Taulant Balla, bashkëpunëtorë të kësaj maskare mjedisore me heshtjen e tyre kriminale. Për të ndaluar prerjen e pyjeve kërkohet vullnet politik për zbatimin e vertetë të ligjit. E vetmja shpresë për këtë është Partia Demokratike. Plani ynë është të përkrahim profesionistët, të nxisim të rinjtë të studiojnë dhe të mbrojnë pyjet, të zbatojmë ligjin me vullnet të hekurt për të ndëshkuar këdo që shkatërron nje nga pasurinë më të mëdha të shqiptarëve.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re