Partia Demokratike përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës për kthimin në parlament të “ “Porto Romanos”.

Selia Blu, nëpërmjet një njoftimi për mediat, e quan koncesionin,  antikushtetues dhe antiligjor, pasi shërben vetëm për kthimin e Porto Romanos në një port privat për oligarkët e Edi Ramës.

Vendimi i Presidentit është i drejtë dhe mbron interesin publik duke mos lejuar grabitjen dhe faljen e pasurive të vendit pa garë dhe në kundërshtim me ligjin tek një grusht klientësh të hajdutit ordiner Edi Rama. 

PD e quan vendimin e marrë nga qeveria dhe parlamenti, korruptiv dhe akt tradhëtie kombëtare, madje demokratet premtojne se me të ardhur në pushtet do ta anullojnë këtë vendim.

Ky vendimi korruptiv dhe i paligjshëm që u mor në mes të krizës ekonomike kur mbi 100 mijë vende pune u mbyllën dhe mijëra familje e biznese u braktisën dhe u lanë në mjerim, është një akt tradhëtie kombëtare nga Edi Rama, hajduti i babëzitur dhe armiku i mirëqenies së shqiptarëve. Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anullojë këtë vendim të paligjshëm dhe do t’i vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re