Enkelejd Alibeaj, i cili dje dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të komanduar të PD-së iu përgjigj Sali Berishës lidhur me akuzën se është shpërblyer nga kryeministri Rama me 220 mijë euro. Duke komentuar deklaratën e Alibeajt, analisti Frrok Çupi e cilësoi si të guximshme.

Në intervistën që dha për “News Line” me gazetaren Viol Xhafaj, analisti tha se barra e veprave që rëndojnë mbi Sali Berishën po e paguan edhe PD. Mes të tjerash, Çupi shtoi se partia e djathtë duhet t’u tregojë demokratëve se nuk është me Berishën.

“Alibeaj ka reaguar më në fund. Alibeaj ishte aty edhe të tërët të tjerët por megjithëse e kanë amerikën me vete përballë berishës, manifestojnë frikë dhe idera sikur janë të kapur prej Berishës dhe vjen një moment që Alibeaj shprehet i sinqertë. Është e guxishme.

PD ka ardhur në pikën që ka brenda agjentura, vrasje, vjedhje, qeverisje të keqe, shkatërrim të Shqipërisë por barra e kësaj vepre të rëndë për Shqipërinë bie mbi Berishën dhe gjithë këtë vepër po e paguan PD. PD duhet të ndahet duke bindur qytetarin shqiptar se nuk është ajo që kishte Berisha dhe që i shkaktoi trauma të mëdha këtij vendi.”, tha Çupi.

“Nëse PD do të bashkohej me Berishën do të thotë se do të mbytet e tërë partia. Deri tani është një dritë e ndezur tek partia legale. Me Berishën është e papranueshme. Nuk e pranon as Amerika, as Evropa dhe as qytetari shqiptar”, shtoi më tej analisti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re