Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur gjatë mitingut në Kuçovë se kryeministri Edi Rama, sipas tij, ka dy ditë që është tmerruar pasi PD ka nënshkruar një kontratë lobimi me një avokat të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

“I ra kokës me grushte atë ditë që doli Chris LaCivita në konferencë shtypi. Por, këto dy ditë është i tmerruar dhe më shumë, sepse mësoi që PD, ka marrë për avokat, të kauzave tuaja të drejta, të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të votës së lirë, avokatin e Presidentin Donald Trump”, tha Berisha.

Më tej ai tha se në një anë është PD me kryestrategun Chris LaCivita, ndërsa nga ana tjetër është Rama me deputetin Vullnet Sina, i cili është komentuar shumë për ngjashmërinë që ka me LaCivitën.

Për Sinën Berisha tha se duhet të dorëzonte mandatin, pasi ka infektuar Shqipërinë me mallra të skaduar.

Në fund, Berisha theksoi se sot “PD është me një avokat vigan të Presidentin Trump, kurse ai (Rama) me bandat, me Sule Çelën, me Bajrat, hajrat, e të tjerë”.

Berisha: I ra kokës me grushte atë ditë që doli Chris LaCivita në konferencë shtypi. Por, këto dy ditë është i tmerruar dhe më shumë, sepse mësoi që PD, ka marrë për avokat, të kauzave tuaja të drejta, të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të votës së lirë, avokatin e Presidentin Donald Trump.

Në një anë opozita më Chris LaCivitën në anën tjetër ai me Vullnet Sinën, një huajt e deputet që duhet të jepte mandatin se ka infektuar Shqipërinë me mallra të skaduar. Opozita, PD, ju të gjithë, me një avokat vigan të Presidentin Trump, kurse ai (Rama) me bandat, me Sule Çelën, me Bajrat, hajrat, e të tjerë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko