Birizida Gjikondi ka qenë ditën e sotme e ftuar në ABC News ku ka folur për situatën në PD, ndërsa ka folur dhe për protestën, e cila do të mbahet nga ish kryeministri Sali Berisha më 11 shkurt.

Gjikondi u shpreh se finacieri, vula dhe thesari i  Partisë Demokratike i përkasin, kreut aktual, Enkelejd Alibeaj.

Ajo shtoi se në KQZ shkon ai që ka dokumenta të ligjore dhe nuk shkon për të plotësuar dëshirat.

Unë kam një informacion të fundit ku gjyqtari, i cili ka pasur në dorë dosjen dhe dokumentet e Zhukrit është ndaluar nga reforma në drejtësi. Dokumenti i tij tashmë ka kaluar në Apel për tu shqyrtuar por kjo dosje do të hidhet dhe njvherë në short për të parë se nga kush do të hetohet, pra kush do të marrë përsipër çështjen.

Partinë Demokratike ligjërisht e ka Alibeaj. Mesa di unë Celibashi ka bërë një kërkesë ku kërkon më shumë informacione se kush është i dejuari i PD-së, kush është financieri, kush e ka vulën. Dhe mesa dihen të dhënat identifikuese i ka Alibeaj. Berisha e di shumë mirë.

KQZ nuk ka pse të bëjë thirrje. Unë mendoj se ç’ka ka bërë Berisha është trysni dhe ai përpiqet që të krijojë një ide sikur ai është lideri i Partisë Demokratike si dhe ka dashur t’i paraprijë vendimit të KQZ.

Por ne kemi një shtet ligjor dhe nuk mund të ketë asnjë padrejtësi. Në KQZ shkon ai që ka letra, dokumenta ligjore dhe nuk shkon për të rezlizuar dëshirat e tij.

E pyetur në lidhje me protestën Gjikondi është shprehur se nuk po bëhet për hallin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, por për hallet e Berishës. 

Ajo ka theksuar dy hallet më të mëdha që ka ish-kryeministri si thirrja e djalit të tij në SPAK për tu pyetur në lidhje me ngjarjesn e 21 janarit, si dhe zgjedhjet lokale.

Parlamenti do të mbahet të enjte, por kemi dhe një protestë të shtunën e ardhshme, çfarë mendimi keni?

PD është në ditët e saj më të zymta, pavarsisht se do të godasë maxhorancën dhe Edi Ramën. Protestën unë e lexoj si një taktik politike që bën bllofe për dy halle që ka.

E para është që djalin e tij Shkëlzen Berisha është thirrur në SPAK për të dëshmuar mbi ngjarjen e 21 janarit, gjithashtu një çështje tjetër është dhe ajo e Gërdecit.

Ndërsa halli i dytë janë zgjehdjet lokale, pasi nëse ai nuk hyn me logon dhe siglen e tij dhe dokumentet e ligjshme të një partie ai nuk do të hbyjë në zgjedhjet lokale.Vetëm nëse hyn me emrin e Ilir Metës, por kjo do i kushtonte shumë pasi është pazarxhi i madh. 11 shkurtin nuk e ka me Ramën por pvr interesat e veta. Ai bën sikur ka hallin e Shqipërisë dhe shqiptarëve por ka hallin e vet./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re