Partia demokratike do t’i bashkohet forcës politike të drejtuar nga Ilir Meta në protestën e së martës para inceneratorit të Tiranës.
Figurat kryesore të PD kanë shpjeguar se do të jenë pjesë e çdo proteste kundër qeverisë, pavarësisht kush e organizon.
FLAMUR NOKA
SEKRETAR I PERGJITHSHEM, PD
“Çdo ditë në cdo moment, cdo shqiptar duhet të ndihet në protest, derisa ky regjim të largohet. Ky është misioni I opozitës.”
EDI PALOKA
KRYETAR I KESHILLIT KOMBETAR, PD
“Ne kemi deklaruar që jo vetëm në protestat e organizuara nga opozita por në cdo protest të qytetarëve ne do të jemi pjesë e saj.”
GRIDA DUMA
DEPUTETE, PD
“Ka arritur një pikë ku ne gjykojmë më kë, por duhet të diskutojmë cfarë.
Dhe duhet protestuar se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër me nje regjim I cili është një dekadë në pushtet dhe nuk mban asnjë përgjegjësi.”
Por ashtu si në protestën e 7 korrikut, deputetët demokratë që nuk njohin Berishën si kryetar të partisë demokratike nuk do të bëhen pjesë e këtij tubimi.
LULZIM BASHA
DEPUTET, PD
“Ju uroj një ditë të mbarë”
GAZMENT BARDHI
DEPUTET, PD
“Unë mendoj që skena e krimit është kryeministria aty ku është firmosur afera e inceneratoreve, ndersa inceneratoret jane produkt I krimit.
ENKELEJD ALIBEAJ
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PD
“Ajo se cfarë unë bëj eshte të jem deputet I shqiptarëve e të votoj kundër inceneratorëve.”
Të martën partia e lirisë do të protestojë para inceneratorit të Tiranës, pasi për të çështja e inceneratoreve është një prej aferave me korruptive.