Partia Demokratike nis sot zyrtarisht betejën në Gjykatë për zgjedhjet e 25 prillit.

Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso ka qenë prezent në seancën e parë në Kolegjin Zgjedhor për të paraqitur padinë për qarkun e Gjirokastrës.

PD kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në këtë qark, teksa Ivi Kaso thotë se gjithë burimet shtetërore në zgjedhje u vendosën në dispozicion të PS dhe se vullneti i zgjedhësve u deformua me anë të presioneve e benefiteve nga mazhoranca.

Më parë PD nuk ia doli në KAS dhe KQZ të ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit pasi në të shumtën e rasteve kërkesat e saj nuk u pranuan.

“Disa raste ishin nga ky organ i specializuar. Ka patur vlerësojmë në kërkesë padinë që kemi dërguar ,dhe procesin administrativ në KQZ një skemë të organizuar të vënies në shërbim të mazhorancës ditën e zgjedhjeve deri rezultatin gjithë resurseve e burimeve shtetërore në dispozicion të PS.

Të ndaluara nga legjislacioni zgjedhor.

Pavarësisht ndalimit që parashikon 4 muaj para zgjedhjeve legjislacioni, qëllimit që ka legjislatori jo vetëm në mënyrë formale të ndaloj qeverinë përdorimin e burimeve shtetërore, por edhe të japë benefite për kategori të ndryshme të shtetasve e zgjedhësve.

U shkel me të dyja këmbët, u përdor masivisht çdolloj burimi shtetëror. Si në disa qarqe me tërmetin.

Struktura kriminale e vënë në punë nga mazhoranca dhe qeveria. Kriminaliteti në një zonë të caktuar punon për rezultatin e kandidatët e PS, dhe drejtorët e enteve që ndikojnë në procesin zgjedhor.

Vullneti deformohet me presion, benefite dhe siç është rasti i Gjirokastrës duke mohuar shtetasve shqiptarë votimin. Të drejtën për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Edhe intimidimi i administratës shtetërore, punonjësit të mbështesnin PS, mazhorancën në pushtet duke u kërkuar arsimtarëve, nëpunësve civilë, kujtdo me bordero shtetërore për pjesëmarrje me detyrim në takime elektorale.’’– tha Kaso.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re