Partia Demokratike nis përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Hapi i parë që tregon nisjen de fakto të fushatës elektorale nga selia blu, është fillimi i procesit të përzgjedhjes së kandidateve për deputet.

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi mënyrën e përzgjedhjes se kandidateve për deputet, ku rolin kryesor e ka anëtarësia.

PD bën të ditur se nëpërmjet këtij procesi të praktikave më të mira demokratike të vendeve perëndimore synohet të fuqizohet anëtarësia, të rritet roli i saj dhe të garantohet një lidhje dhe llogaridhënie e fortë mes të zgjedhurve dhe anëtarit te partisë.

Selia blu shton se për herë të parë do të ngrihet një komision i vlerësimit të kandidaturave. Rregullat dhe parimet mbi të cilat do të kryhet përzgjedhja e kandidatêve ndahen në katër faza. 

1. Identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët. Çdo anëtar ka të drejtën e propozimit të një kandidati.  Edhe ata individ qe nuk janë propozuar nga anëtarësia, kane te drejtën e vetpropozimit

2. Verifikimi dhe seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

3. Konsultimi i listës se kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.

4. Zyrtarizimi i listës nga kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar.

PD shton se përmes këtyre hapave garantohet një proces i hapur për të gjithë ata që duan të jenë pjese e garës, pa asnjë paragjykim dhe bazuar mbi rregulla dhe norma transparente.

Te vetmit  qe nuk do te mund të jenë pjese e garës , bën të ditur forca kryesore opozitare në vend, janë personat qe janë subjekt i ligjit te Dekriminalizimit, kane qene funksionar te larte para viteve 90 apo bashkëpunëtor te sigurimit te shtetit.