Nga Shkodra, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i bëri thirrje çdo demokrati i cili ka dhënë kontribut, që të rikthehet në parti pasi është momenti për t’i kthyer mbështetjen në këtë fazë që zyrtarisht kjo forcë politike ka nisur procesin e propozimit të kandidaturave për deputetë dhe kryetar bashkie.

Bardhi nuk bën diferencime për mbështetje duke mos përjashtuar edhe nevojën për Jozefina Topallin e lënë jashtë nga listat në zgjedhjet e 2017 për shkak të qëndrimeve të saj të ashpra ndaj lidershipit të demokratëve.

Sipas Bardhit, Kuvendi duhet të lërë lojërat politike dhe të miratojë reformën zgjedhore si një prej 15 kushteve të vendosura nga BE.

Procesi i propozimeve të kandidaturave për deputete dhe kryetar bashkie nisi me grupseksionet e Dajçit dhe Postribës dhe pas kësaj do vijoje në të gjitha grupseksionet e tjera të bashkisë së Shkodrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re