Kreu i Ballit Kombëtar, njëherësh deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Artur Roshi ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku ka folur për figurën e veprimtarit të njohur, Mit’hat Frashërit, të cilin e konsideron si një nga mendjet më të ndritura të vendit.

Roshi tha se Frashëri ishte një patriot i madh dhe nuk duhet parë vetëm në këndvështrimin politik, ndërsa shtoi se gjuha që flasim sot mban firmën e tij si kryetar i Kongresit të MAnastirit.

Më tej, Roshi Paartia Demokratike nuk e ka lartësuar sa duhet figurën e Frashërit për shkak se e kishte konkurent politik, ndërsa PS nuk ndahet nga gjenetika komuniste dhe etërit.

“Është diçka e pamohueshme që Mit’hat Frashëri, një nga mendjet më të ndrojtuara të vendit të mos marrë respektin  e shoqërisë. Ka dhënë atë grindin e nacionalizmit pozitiv dhe të një patriotizmi të vërtetë. Është anatemuar në 45-vjet si njeriu më potent gjatë regjimit të Enver Hoxhës. Kjo gjuhë që komunikojmë sot mban firmën e Mithat Frashërit si kryetar i Kongresit të Manastirit. Ta lëmë mënjanë profilin e tij politik, njeriu është një.

Nëse kryeministri që kemi do kishte më shumë vlerë si një piktor apo një kryeministër. Pjesmarrja në politikë ndikon në jetën e njerëzve. Frashëri ka frymëzuar idetë politike shqiptare. Ishte i pari që ndau bindjet e majta dhe të djathta, pavarësisht se është konkurenti i PD, e për shkak të kësaj nuk e ngriti aty ku duhej figurën e tij. PS e kanë gjenetike kundërshtinë ndaj Mithat Frashërit, nuk ndahen dot nga raporti me të djeshmen se janë eterit e tyre. Por duhet të vijnë në truallin e të vërtetës dhe të drejtës.”, tha ndër të tjera Roshi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re