Grupi Parlamentar  i PD i cili është mbledhur pak më parë ka vendosur të mos e njohë vendimin e Konferencës se Kryetareve për mbledhje online të komisioneve.

Bëhet me dije se PD e ka konsideruar si një vendim qe bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe synon t’i shmanget përballjes me opozitën dhe te mohoje transparencën per qytetaret.

Gjatë mbledhjes ata kanë vendosur se do te jene prezent fizikisht ne mbledhjet e komisioneve.

Sipas burimeve nga selia blu, një tjetër temë që pritet të diskutohet në mbledhje dhe të ketë prioritet është edhe Reforma Territoriale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re