Sot në një lidhje “Skype” në Faxnews ka qenë i ftuar deputeti Tritan Shehu duke folur në lidhje me zhvillimet më të fundit në vend, si zgjedhjet brenda PP apo konsultimet për presidentin e ri të vendit.

Tritan Shehu e cilësoi një farsë procesin e zgjedhjes së presidentin ndërsa shtoi se se do të përmbyllet brenda mazhorancës.

Po ashtu Sheu u ndal edhe te zgjedhjet brenda PD, për të cilat tha se po vijon normalisht, dhe se pas Kuvebndit të 30 prillit, do të nisin edhe procedurat për kreun e ri të saj.

Organizimi i PD në degë?

Shehu: Mua më duket se po ecën normalisht, sot përfundojnë zgjedhjet për kryetarët  e degëve, më pas ato për kryesi, po con në një konfigurim të piramides lokale.

Kryetari i PD do të zgjidhet me parimin një anëtarë pas Kuvendit të 30 prillit, një votë. Është proces brenda normave, me një pjesëmarrje shumë të gjerë. Është unik, që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, jo në mënyrë të deleguar.

Pra kemi një proces tërësisht demokratik, po tenton të ribashkojë PD, të bashkëjetojmë në diversitete.

Bashkimi bëhet ndërmjet votës së lirë, me baza demokratike, ka edhe diferenca mendimesh, është normale fare kjo.

PD nuk sanksionohet me vendime gjykate, për vendime kaq të qarta, por ajo formalizohet nga njerëzit e saj.  Nuk janë vendimet e gjykatave që zhbëjnë një forcë politike.

Cështja e presidentit?

Shehu: Unë e shoh një farsë, një proces qesharak, u thot dërgoni në zarfe emrat. Nuk merret me seriozitet, mazhoranca I ka numrat. Jam i bindur që ky proces do të përmbyllet brenda mazhorancës. Nuk besoj në këto shakara.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re