Edhe pse çështja Xhafaj dje pati sinjalet e një mbylljeje si debat politik, PD ka vendosur ta mbajë të ndezur kauzën e vet, prodhuar nga një audio-përgjim.

Kreu demokrat Basha pretendon tashmë se ndaj bashkëpunëtorit X, pra personit që pretendohet të ketë komunikuar me vëllanë e ministrit, po bëhet presion

“Prej 72 orësh dëshmitari X dhe familja e tij janë nën presionin e tmerrshëm të bandave Xhafaj dhe terrorin policor. E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë dëshmitarit. Prokuroria e ka për detyrë të hapë hetimin”, tha Bashan ë parlament.

Nga ana tjetër, shtetasi Agron Xhafaj ka bërë kallzim në prokurori për rastin e përgjimit, duke e konsideruar atë një sajesë.

Gjithashtu prokurorisë i është drejtuar për hetime edhe kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj, duke kërkuar një hetim të përshpejtuar të rastit, pasi edhe këta, nga aulat e politikës, shprehin bindjen se audio-përgjimi është një sajesë.          

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re