Gazetari Lorenc Vangjeli ka komentuar situatën në Partinë Demokratike ku duket se dy ish kryetarë, Sali Berisha dhe Lulzim Basha po tentojnë rikthimin në krye të saj.
Ai u shpreh në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV, Vangjeli u shpreh se as njëri dhe as tjetri nuk mund ta mbajë këtë post, pasi demokracia kërkon të lëvizë.
“Kur u rikthyer zoti Berisha ka qenë opozitë e shitur, fajtor është Basha dhe duhet të iki. Sot po troket Basha dhe thotë Berisha është non grata dhe me Berishën nuk vijmë dot në pushtet. Dhe do të vazhdojnë e njëjta e histori.
Përballë interesit të demokratëve që shikojnë te PD shpresë besimi dhe nuk duan të ndahen prej saj përballë një mase edhe më të madhe kritike që duan qeverisje tjetër, vullneti i dy burrave është arsyeja kryesore që ky ekuilibër të mos ndryshojë. Dhe sherri është të rrijë njëri, të ikë tjetri. Baba marton çunin me një nuse që kishte një të ardhur të ndritur dhe pastaj 8 vitesh i thotë ik ti se do hy unë këtu.
Ajo ditëzeza të ikë të gjejë një fat tjetër. As njëri, as tjetri nuk bën. Por ne shqiptarët të varur nga mitizimi i individit vazhdojmë të mbetem peng i tyre. Demokracia kërkon të lëvizë”, deklaroi ai.