Partia Demokratike ka depozituar në SPAK padinë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ndërsa ish-deputetja, Albana Vokshi tha gjatë një deklarate për mediat se rëndojnë mbi autorët një sërë veprash pènale përfshirë edhe “Organizatë e strukturuar kríminale”.

“Duhet të shkojnë pas hekùrave të bùrgut për krímin që kanë kryer. Rama dhe Veliaj duhet të ndëshkohen nga drejtësia sepse kanë vepruar si një organizatë e strukturuar kríminale. Ne dorëzuam një padi penale, përvetësim i truallit, shkelja e barazisë në tendera, korrùpsion pasiv, organizatë krímínale, kryerje e veprave kríminale nga kjo organizatë kríminale dhe organizatë e struktùruar kriminale.

Kemi padítur me emra çdo person që ka kryer vepër pènale në këtë çështje. Është shkelur çdo ligj për të çuar përpara një vepër korrùptive. Akti për shembjen e TK është një akt kríminal, b.arbar, anti-kombëtar dhe anti-europian. Nuk kishte hyrë në fuqi edhe vendimi i Këshillit Bashkiak”, tha Vokshi.

Lajm në përditësim….

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re