Partia Demokratike paditi në Prokurorine e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, për tenderin që lidhej me rehabilitimin e rrugës “Xhon Belushi”.

 

Sipas Partisë Demokratike, edhe pse fituesi i tenderit  me vlerë  471 milionë lekë do të shpallej në 22 janar,  punimet në këtë rrugë kishin nisur prej ditësh.

 

Opozita pretendon se punimet në rrugën “Xhon Belushi” po kryheshin me mjetet dhe punonjësit e bashkisë dhe se tenderi është fiktiv pasi këto para do të përdoreshin për fushatë elektorale.

 

Edhe pse ky tender u anulua, Partia Demokratike i ka bërë thirrje SPAK, që të hetojë kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re