Partia Demokratike kallëzon në SPAK ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.  Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri dorëzuan sot kallëzim për 2 vepra penale kundër ministres Xhaçka.

 

Në kallëzim, argumentohet se ministrja e Mbrojtjes ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe të përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike dhe zgjedhore.

 

Sipas PD-së, Xhaçka shpërdoroi detyrën duke përdorur mjetet e ushtrisë  për qëllime elektorale, ndërsa i bënë thirrje SPAK që të zhvillojë hetime të thelluara dhe t’i trajtojë të gjithë njësoj përpara ligjit.

 

“Në kohën që ministrja e Mbrojtjes, për pushtetin e Edi Ramës, abuzon me helikopterin, i cili kushton deri në 10 mijë euro për një udhëtim, nënat nuk ç’t’u japin fëmijëve për të ngrënë, nuk mundet t’i arsimojnë, mijëra prej tyre jetojnë akoma në çadra me kushte mizerabël, në varfëri ekstreme, nuk mund të përballojnë kurat dhe ilaçet, nuk mund të bëjnë një tampon. Janë me mijëra mësuese që rrezikojnë çdo orë, që shfrytëzohen si skllave, me dhjetëra orë të papaguara ne javë që nuk arrijne te paguajnë për ilaçet dhe kurat anticovid”, u shpreh Albana Vokshi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re