Partia Demokratike ka përgënjeshtruar grupimin e Sali Berishës që shpalli sot kandidatët për zgjedhjet e pjesshme.

“Selia blu” nënvizon se emrat e përcjellë s’kanë asnjë lidhje me qëndrimet zyrtare të partisë.

“Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Gratës, nuk janë kandidatë të PD. Me farsën e rradhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale.

Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non-gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i rradhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij”, shkruan Partia Demokratike.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko