Nën-kryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në emrër të PD dhe grupit parlamentar ka përshëndetur vendimin e parlamentit bullgar për heqjen e vetos ndaj maqedonisë së Veriut.

 

Megjithatë, përmes reagimit të tij Boçi shprehet se përgjegjës për mos hapjen e negociatave nuk është vetoja bullgare por vetë Edi Rama.

 

“Partia DemokratikeNë emër të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar, përshëndes parlamentin bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së VeriutPartia Demokratike beson se nuk është vetoja bullgare arsyeja e mos hapjes së negociatave, por një radhë shkaqesh të tjera ku përfshihen kurrupsioni, largimi i të rinjve e qytetarëve, krimi, grabitja e zgjedhjeve, etj.Përgjegjësi kryesor është Edi Rama!”- shkruan Luçiano Boçi.

 

Parlamenti bullgar miratoi ditën e sotme me 170 vota pro, heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut por ka qenë pikërisht kjo e fundit e cila ka refuzuar propozimin francez.

 

Kryeministri Maqedonas, Dimitar Kovaçevski tha se propozimi francez është i pa pranueshëm për Maqedoninë e Veriut.

 

Ai gjithashtu kërkoi të respektohet integriteti gjuhësor dhe etnik I popullit maqedonas.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re