Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Kastriot Sulka ka pranuar  keqmenaxhimin gjatë qeverisjes  së PD me grupet e personave në nevojë e sidomos me personat me aftësi të kufizuara.

Teksa paraqiti sintezën e programit për mirqënie sociale, Sulka bëri me dije se personat me aftësi të kufizuara janë vjedhur nga qeveria prej vitit 2008 (gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike ) pasi nuk u është bërë indeksimi i pagesave.

“Për grupe të caktuar të paaftësisë nuk është bërë indeksimi i pagesës që nga viti 2008, pra e thënë thjeshtë u është futur dora në xhep sepse çmimet ndërkohë janë rritur”– shprehte zyrtari i PD, Kastriot Sulka,

Ky është një lajm që duhet përgëzuar pasi është i pari zyrtar i PD që shkruan hapur për keqmenaxhimin e qeverisjes demokratike. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re