Skip to content

PD PREZANTON DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE, BASHA: KRYEMINISTRI DHE MINISTRAT DUHET TË JENË JASHTË KONFLIKTIT TË INTERESIT

Në mbledhjen e sotme të opozitës së bashkuar, përvec platformës së Zgjedhjeve të Lira dhe të Ndershme janë prezantuar edhe detyrat e Qeverisë Tranzitore.

‘Do prezantoj 10 detyrat kryesore që qeveria tranzitore do të ketë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, që do vetëm vullnet politik, që kryeministri i qeverisë tranzitore dhe ministrat të jenë jashtë konfliktit të interesit’, u shpreh Basha.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve.Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve.Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesionevePPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj.Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i fallsifikimeve të

  letërnjoftimeve.

Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve.Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje.Raportim me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për   opozitën.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE LUFTA KUNDËR SHITBLERJES SË VOTËS

• Ashpërsimi i goditjes së krimit të organizuar nga policia.• Goditja me tolerancë zero e shitblerjes së votës.• Kërkesë ndaj prokurorisë dhe SHISH për të hetuar me prioritet krimin zgjedhor, veçanërisht dosjet 184 dhe 339.• Vendosja e institucioneve ligjzbatuese qeveritare (Policia, Drejtoria e Pastrimit të Parave etj) në funksion të goditjes së krimit zgjedhor.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE ABUZIMI ME BURIMET SHTETËRORE

• Ndalim i menjëhershëm i përdorimit të burimeve materiale dhe financiare me ndikim në zgjedhje.• Moratorium i punësimeve deri në datën e zgjedhjeve.• Monitorim i rreptë i penalizimeve dhe përfitimeve sociale (ndihma ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, banesat sociale) dhe vënie para ligjit e shkelësve.• Ndalim i aktiviteteve promovuese qeveritare në fushatë zgjedhore.• Moratorium i akteve qeveritare që krijojnë përfitime në periudhë zgjedhore.

    (lehtësi fiskale, pronësore, ekonomike)

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE PRESIONI MBI ADMINISTRATËN DHE ZGJEDHËSIT

• Ngritja e strukturave për mbikqyrjen, denoncimin, regjistrimin dhe ndjekjen e rasteve të presionit mbi zgjedhësit, sidomos atyre në administratë.• Prioritet dhe tolerancë zero në hetimin dhe ndëshkimin e presioneve mbi administratën dhe zgjedhësit.• Koordinim institucional me prokurorinë për të hetuar presionin mbi zgjedhësit.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

IDENTIFIKIMI I BESUESHËM I ZGJEDHËSVE

• Fuqizim dhe financim i menjëhershëm i infrastrukturës për pajisje me letërnjoftime.• Skema subvencionimi të çmimit të letërnjoftimit për personat në nevojë.• Monitorim dhe ndëshkim të rasteve penguese për zgjedhësit.• Fushatë proaktive ndërgjegjësimi dhe njoftimi.• Ngritja e një sistemi për verifikimin e letërnjoftimeve në çdo QV dhe goditja penale e fallsifikimeve.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

LISTAT E ZGJEDHËSVE & SISTEMI I ADRESAVE

• Regjistrim derë më derë i shtetasve dhe identifikim i adresës së çdo shtetasi.• Integrimi i adresave me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.• Regjistrim i zgjedhësit vetëm në listën e QV që i korrespondon vendbanimit faktik.• Përditësim i hartave zgjedhore.• Masa për caktimin e adresës së zgjedhësve emigrantë dhe caktimin e QV përkatëse.• Hartim i listave të zgjedhësve drejtpërdrejt nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile.

DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE

VOTIMI FIKTIV I EMIGRANTËVE

• Ngritja e një sistemi kontrolli dhe monitorimi të hyrje-daljeve në kufi dhe në sistemin TIMS.• Sigurimi i aksesit të plotë në TIMS për KQZ-në për të hetuar ankesat për votim fiktiv të emigrantëve.• Ndjekje penale me tolerancë zero të shkeljeve.