Partia Demokratike pritet të shfrytëzojë protesten e artistëve jashtë sallës së kuvendit për të bërë një debat të fortë me mazhorancën gjatë seancës parlamentare në lidhje me godinen e Teatrit Kombëtar.
 
Prej disa ditësh Pd ka nisur akuzat dhe daljet publike kundër prishjes se godinës aktuale duke e konsideruar atë si një aferë të kryeministrit Rama.
 
Pas dakortësisë së Veliajt me disa artistë, tashmë proteste ka marrë më shumë ngjyra politike pasi ajo udhehiqet në shumicën e kohës nga zyrtare të selisë blu dhe forumi rinor I PD.
 
Ndërkohe sot në agjenden e ditës së seancës plenare ëshjtë edhe projektligji “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të teatrit kombëtar”.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re