Partia Demokratike ka publikuar të tjera pamje nga protesta e dhunshme e 8 janarit e thirrur nga Sali Berisha. PD deklaron se partnerët në krimin e Sali Berishës po përpiqen të shpërndajnë përditë më shumë gënjeshtra dhe mashtrime për të mbuluar dhunën kundër PD.

Duke iu referuar deklaratave të deputetes Albana Vokshi, PD thotë se ajo gënjen dhe se gjithë bota e pa sesi për të fshehur kriminelët ata nxorën jashtë përdorimit kamerat që ishin instaluar në ambientet e brendshme dhe të jashtme të selisë.

“Partnerët në krimin e Sali Berishës po përpiqen të shpërndajnë përditë më shumë gënjeshtra dhe mashtrime për të mbuluar dhunën kundër PD.
Pasi dështuan sepse demokratët i kanë braktisur, ata tani duan të mbulojnë sadopak sulmin kundër demokratëve në 8 janar. Albana Vokshi gënjen: gjithë bota e pa sesi për të fshehur kriminelët para dhunimit të PD, ata nxorën jashtë përdorimit kamerat që ishin instaluar në ambientet e brendshme dhe të jashtme të selisë.

Çdo demokrat e çdo shqiptar pa në 8 janar se Sali Berisha ishte gati të sakrifikojë dhe jetën e tyre për hallin e tij. PD është e demokratëve, nuk është më e një njeriu ‘non grata’ për korrupsion. Ai është tashmë vetëm një e shkuar e dhunshme dhe e keqe! NE KEMI ZGJEDHUR TË ARDHMEN”, deklaron PD.

Ndërkohë Vokshi tha se vetëm kamerat e katit të parë kanë qenë të hapura dhe kanë regjistruar. Sipas saj protestuesit kanë protestuar në mënyrë paqësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re