“Provokimi i qeverisë për bizneset e ndershme të Durrësit nuk ka të sosur”. Një denoncim bëhet sot nga kreu i PD Durrës, Ferdinan Xhaferraj, i cili publikon edhe videon e mëposhtme. Në pamje shfaqen policët që i kërkojnë klientëve të ngrihen sa më shpejt nga kafenetë sepse do të mbyllen. Një prej tyre e pi me nxitim kafen duke parë policin që i afrohet.

“Mbasi u njoftuan se të hënën e 18  majit do të fillonte hapja, sot bizneset e bareve dhe restoranteve në Durrës e nisën këtë fundjavë jo me porositë e shumëpritura të klientëve, por me dhunën e gjobat e policisë, – ka bërë të ditur Xhaferraj. – Dhunimi fillon që nga fakti se masa u mor në mënyrë arbitrare dhe u bë e njohur në mesnatë.

Teksa të gjitha qeveritë e vendeve që na rrethojnë e më gjërë bëjnë plane dyjavore dhe marrin masa bazuar mbi fakte dhe në shkencë, në Shqipëri masat po merren bazuar vetëm mbi dëshirën e kryeministrit për të rrënuar bizneset.

Menduam se korrupsioni i kësaj qeverie nuk kishte të sosur, por dita-ditës po kuptojmë se edhe absurditeti i saj nuk njihka limite,” ka theksuar në fund kreu i PD në Durrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re