Partia Demokratike vijon akuzat kundrejt Sali Berishës dhe koalicionit të tij me LSI të quajtur “Shtëpia e Lirisë” me të cilin do të garojnë së bashku më zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki.

Përmes një video-mesazhi në Facebook, PD shprehet se  Berisha për hallin e tij personal, iu nënshtrua Ilir Metës, teksa shton se këtij të fundit i duhen votat e demokratëve për pazarin e radhës me kryeministrin Edi Rama

Postimi:

Për hallin e tij, Sali Berisha iu nënshtrua Ilir Metës. Ilir Metës i duhen votat e demokratëve për pazarin e rradhës me Edi Ramën. Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë për Edi Ramën.
Demokratët e kanë provuar njëherë në kurrizin e tyre në 2013 pazarin Rama-Meta. Për hallin e Sali Berishës ata nuk do të bëhen më pjesë e pazarit të rradhës . Sot është e qartë, nëse zgjedhe Berishën dhe Metën, mban Ramën. Nëse zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko